Teknologjia bënë mrekullira, ja për sa kohë do ta karikojmë një telefon...

Teknologjia bënë mrekullira, ja për sa kohë…

Teknologjia ecën me shpejtësinë e “zërit” por tashmë duket se edhe kjo do të rritet.

Çdo ditë përballemi me pajisje dhe opsione teknologjike për herë e më të avancuara.

Duket se në ballë të kësaj është teknologjia me smartfonët, e cila çdo ditë sjell nga një risi.

Karikimi i shpejtë i “Qualcomm 5”, do të lejojë që telefonat inteligjent të furnizohen me rrymë nga 0 deri në 50% në vetëm 5 minuta.

Po ashtu, do të rritet siguria nga mbinxehja.

Tashmë smartfonët mund të jenë në gjendje të rimbushen plotësisht brenda 15 minutave, pasi u prezantua një standard i ri.

Pajisja mund të jetë në treg në fund të këtij viti, dhe do të jetë e përputhshme me më shumë se 250 telefona inteligjentë.

Teknologjia ekuivalente e “Apple” për karikimin e shpejtë, ka arritur që në 30 minuta të merret një karikim prej 50%.

Telefonat e përshtatshëm të “Quick Charge 5” përfshinin “Samsung Galaxy S20” “5G”, “LG V30” dhe “Nokia 8”.

Përparimet e mëparshme të karikimit të baterive kanë zvogëluar kohën e karikimit në nivele të ngjashme gjithashtu.

Në një intervistë, Zhang Lei, menaxher i përgjithshëm i “Xiaomi-t”, tha:

“‘Quick Charge 5’ ofron aftësi superiore të karikimit dhe zvogëlon prodhimin termik.

Në të ardhmen, më shumë përdorues të Xiaomi-t, do të jenë në gjendje të shijojnë përvojat e karikimit me shpejtësi të lartë.

Ajo do të jetë e sigurt dhe superiore, dhe do të mundësohet nga ‘Quick Charge 5′”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit