Teknologjia e re e Apple “çmend” njerëzimin

Teknologjia e re e Apple “çmend” njerëzimin

Syzet virtuale, deri më sot i kemi parë në versionin fillestar, me një palë leva ku çdokush që i dispononte mund të lunate lojra të ndryshme. Por javën e fundit, Apple ka lançuar teknologjinë më të re të syzeve virtuale. Përmes kësaj teknologjie, njerëzit kanë mundësi të shohin në mjedisin që i rrethon dhe njëkohësisht të “punojnë” me to. E thënë ndryshe, me syzet e reja virtuale, mund të ecësh në rrugë, të ngasësh makinën, të udhëtosh në transport publik, duke parë çdo gjë rrotull teje, e njëkohësisht edhe të punosh, të luash, apo të shkruash.

Kjo formë e re e teknologjisë, duket se ka “çmendur” njerëzimin. Të rinj e të renja, të fiksuar pas teknologjisë që i disponojnë këto lloj syzesh, ecin në rrugë, duke bërë veprime nga më të ndryshmet, e duke ngjallur jo pak habi tek të tjetër që i shohin. Në rrjetet sociale, janë publikuar foto dhe video nga ky realitet i ri që ka nisur të përhapet nga Amerika e Kina, edhe në shumë shtete të tjera.

Teknologjia, sëfundmi është kthyer në një “vrasëse” e njerëzimit. Inteligjenca Artificiale që po zhvillohet me shpejtësi, rrezikon që të mbyllë shumë vende pune në mbarë botën. Robotë të krijuar për të bërë punë të ndryshme, po ashtu po ndikojnë drejt për drejt në jetën e njeriut. Përveç këtyre, edhe telefonat apo rrjetet sociale, janë kthyer në një fenomen antisocial në mbarë botën, por edhe një burim i madh krimesh të ndryshme. E ardhmja e teknologjisë shihet në zhvillim e sipër, ndaj nuk i dihet se si do të zhvillohet bota më tej, duke marrë parasysh që deri më tani, në fillim të vitit 2024, njerzimi po zëvendësohet me robotë. Ndërkohë që kjo e ardhme e frikshme është parashikuar në serialin e animuar “The Simpsons”, ashtu si edhe shumë parashikime të tjera të ngjarjeve të mëdha botërore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit