Po shpresonte për pafajsi të plotë, por... Gjykata nuk tërheq vendimin e parë për Tahirin

Po shpresonte për pafajsi të plotë, por……

Ditën e sotme Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur para Gjykatës për të marrë vendimin e fundit lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.

Gjykata e Apelit ka rrëzuar dënimin shkallës së parë për ish-ministrin dhe ka rikthyer çështjen për rigjykim.

Gjatë seancës së sotme të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”. Sipas Tahirit, akuzat ndaj tij janë false dhe të qëllimta.

Në shtator të vitit të kaluar, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi dënimin e tij me 12 vite.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ish-ministrit shkoi në 8 vite, dhe më pas gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove.

Por vendimi u apelua, dhe Prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa për dënimin e tij me 12 vite.

Ndërkohë, ish-ministri Tahiri, kërkon pafajësi të plotë. /Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit