Teksas/ 9 nxënës plagosen me armë në festën e tyre të diplomimit

Teksas/ 9 nxënës plagosen me armë në…

Të paktën 9 nxënës u plagosën pas të shtënave me armë në festën e tyre të diplomimit në Teksas, thanë autoritetet. Incidenti ndodhi pak pas mesnatës së të dielës në një rezidencë në County Road 263, në veri të Jasper, Teksas.

Policia tha se ishin rreth 250 persona në festë kur ndodhën të shtënat. Shumica e të plagosurve u dërguan në spitalin Jasper Memorial dhe disa u dërguan në Christus St. Elizabeth në Beaumont, Teksas. 

Së pari duam të themi se lutjet tona janë me ata që u plagosën herët në mëngjesin e të dielës nga të shtënat që ndodhën në veri të qytetit. Ne po punojmë me forcat e rendit në çdo mënyrë që mundemi për të ndihmuar në hetimin e tyre dhe për të sjellë autorët para drejtësisë”, tha distrikti Jasper. 

Motivi i të shtënave nuk është përcaktuar, tha policia. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit