Telat që 'lidhin' Kryeqytetin, pamja më e zymtë e Tiranës 'europiane'... dhe një premtim i pa mbajtur i Lali Zdromsit

Telat që ‘lidhin’ Kryeqytetin, pamja më e…

Tiranën e lidhin me mijëra ose qindra mijëra kilometra teli dhe kabulli nga të gjitha anët në çdo lagje dhe rrugë, sa që qyteti të ngjan me një fole gjigante merimange.

Nuk ka pamje më të shëmtuar, më të zymtë dhe më të trishtë për syrin, kur ngre kokën lart nëpër lagjet dhe rrugët e kryeqytetit për të parë qiellin.

Janë rrjeta pa fund me gjithfarë telash të zinj interneti, elektriku, telefoni, apo shërbimesh të tjera, që kanë lidhur pisk qytetin.

Shtylla, pemë, pallate, shtëpi dhe ndërtesa nga të gjitha llojet janë të lidhura dhe qarkohen nga telat e shëmtuar në një formë të çorganizuar.

Shpesh kryetarët e bashkive ndër vite kanë marrë zotime për t’i hequr, por kur kanë nisur punën, telat janë shtuar edhe më tepër.

Njeriu-Merimangë i Komunës së Parisit? Nuk është më (FOTO ...

I fundit që e bëri këtë premtim Live nga një emision televiziv, kur po bënte fushatë për të kandiduar për kryebashkiak të Tiranës, ishte Erion Veliaj.

Ai u zotua se që në mandatin e tij të parë “rrjeta e merimangës” që lidh Tiranën do të merrte fund.

Por Lali Zdromsi ka dhënë shumë premtime të tilla, të pambajtura edhe sot.

Ndërkohë, telat dhe kabllot duket sikur po i shtrëngojnë dita-ditës fytin Tiranës që lëngon nga kjo shëmti.

Vjedhës të mëdhenj dhe hajdutë të vegjël te dritat - reporter.al

Por më e bukura është se asnjë kompani interneti, apo telefonike, nuk po detyrohet nga autoritetet shtetërore që të instalojë kabllot e shërbimeve në tokë si në gjithë botën.

“Vodafone”, “Abcom”, “Albtelekom”, “Trig”, “Digicom”, “Abisnet”, “Intracom” etj., janë vetëm disa nga autorët e këtij krimi urban, mjedisor dhe vizual.

Por duket se këto kompani e kanë “zgjidhur” këtë problem edhe me Lali Zdromsin.

SPIDERTIRANA, Të jetosh mes “rrjetave të merimangave” |

Pasi jo vetëm pemët dhe pallatet që i kanë lidhur pisk, por edhe trotuaret po i çajnë duke ngulur hunj metalik, për të kaluar kabllot pa fund.

Sa më shumë që shtohet nevoja e qytetarëve për internet dhe telefoni fikse, aq me shumë shtohen edhe kilometrat me kabllo të zinj që lidhen nga të mund.

Qytetarët dhe sidomos të huajt kur vijnë në Tiranë, i tmerron kjo pamje, por askush nga Bashkia nuk çan kokën.

Mjafton që xhepi të mbushet sa herë që duhet dhe pastaj “shtrija kabullin”…

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit