Telefonata që ‘groposi’ Ilir Xhepën, gjurmimet e policisë nëpërmjet....

Telefonata që ‘groposi’ Ilir Xhepën, gjurmimet e…

Ilir Xhepaj, u arrestua dje në zonën e Astirit pas operacionit të koduar “Ndjekja”, pasi ishte një nga tre personat e shpallur në kërkim nga policia për atentatin në Laç.

Njoftimi:

Mbi bazën e informacioneve të siguruara gjatë hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit maj 2020, Policia e Kurbinit ka arritur të lokalizojnë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, ku pas disa ditë ndjekjeje në bashkëpunim me DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. Xh. (L.), 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dyshuar si autor i dytë i vrasjes së dyfishtë të ndodhur më 30 maj 2020 në Fushë Gjormë Kurbin.

Prej tri muajsh ai ishte liruar nga burgu për grabitje dhe ai vazhdonte të shfaqej mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit.

Klaudio Perkola, Ilir Xhepaj dhe Elson Alija, të tre nga Kurbini u shpallën në kërkim si bashkëpunëtorë në vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likes ndërsa në prangat e policisë ka rënë Eduart Lamaj nën akuzën e autorit kryesor të atentatit.

Si u gjurmua Ilir Xhepaj nga policia dhe si u bë arrestimi i tij?

Xhepaj ndiqej prej ditësh nga policia, të cilët kishin informacion se strehohej në një apartament të marrë me qira, pranë vendit dhe ku u prangos.

Lokalizimi i tij është bërë pasi hetuesit kishin në përgjim edhe bashkëshorten e tij, ndërsa në telefonatën e fundit Xhepaj u konstatua duke biseduar me një person që jepte banesa me qira.

Pasi ka mbaruar telefonatën, 33-vjeçari ka zbritur në hyrje të pallatit ku banonte për të takuar qiradhënësin, ku në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë efektivët e komisariatit të Kurbinit, duke e prangosur./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit