Telekonferenca e PPE/ Kryeministri grek Mitsotakis bisedë me kryedemokratin Basha, ja çfarë u diskutua

Telekonferenca e PPE/ Kryeministri grek Mitsotakis bisedë…

Në kuadrin e telekonferencës së Partisë Popullore Europiane ka zhvilluar një bisedë ditën e djeshme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet një Shqipëri europiane, demokratike dhe progresive, pasi përveç se një vend fqinj është edhe partner strategjik i Greqisë. Gjithashtu Mitsotakis, shprehu sërish interesin konstant për mbrojtjen e të drejtave të pakicës etnike greke, si një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, por dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Nga ana e tij, lideri i opozitës shqiptare u referua gjerësisht në situatën në Shqipëri, ecurinë e pandemisë dhe perspektivat për një rikthim në normalitet, si dhe fillimin e sezonit turistik.

Gjithashtu, Basha shprehu shqetësimin e opozitës për nivelin e demokracisë dhe mungesën e shtetit të së drejtës si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Partisë Popullore Europiane në promovimin e reformave të nevojshme për integrimin europian të Shqipërisë.

/Standard

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit