Televizioni publik hungarez i lidhur me Orban ndërpret transmetimin: Ndjesë që ju kemi mashtruar

Televizioni publik hungarez i lidhur me Orban…

Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péter Magyar, ndërpreu transmetimet e televizionit dhe radios publike të martën pasdite, pasi emëroi një drejtim të përkohshëm në krye të transmetuesit publik MTVA dhe shkarkoi disa drejtues e gazetarë të akuzuar për raportim të njëanshëm në favor të qeverisë së mëparshme të Viktor Orbán. Në vend të programacionit të zakonshëm, ekrani transmetoi një mesazh publik me kërkimfalje për mungesën e paanshmërisë dhe premtoi reforma për ta kthyer median publike në një institucion të pavarur dhe të besueshëm.

Riorganizimi i medias publike ishte një nga premtimet kryesore të Péter Magyar pas marrjes së pushtetit në prill. Menjëherë pas emërimit të ekipit të ri drejtues, disa zyrtarë dhe gazetarë u larguan nga detyra, ndërsa mediat hungareze raportuan se ata u shoqëruan jashtë godinës nga rojet e sigurisë. Kryeministri e cilësoi këtë zhvillim si “fundin e transmetimit të propagandës në mediat publike”.

Prej vitesh, MTVA ka qenë objekt kritikash nga opozita dhe organizata ndërkombëtare për mungesë të paanshmërisë. Edhe OSBE, në raportin e saj pas zgjedhjeve të prillit, konstatoi se transmetuesi publik favorizoi në mënyrë sistematike partitë në pushtet, ndërsa opozitës iu dha shumë pak hapësirë dhe shpesh u paraqit në mënyrë negative, duke ngritur shqetësime për standardet e raportimit dhe barazinë gjatë fushatës zgjedhore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit