Temperatura aspak të zakonta/ Parashikimi i motit për sot

Temperatura aspak të zakonta/ Parashikimi i motit…

Muaji qershor i këtij viti më tepër të kujton vjeshtën sesa verën. Tendenca e këtyre ditëve rreth situatës meteorologjike do të vijojë edhe për ditën e sotme.

Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Nga orët e mesditës deri në ato të pasdites përsëri do të ketë  reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive, më tepër të përqëndruara në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit.

Sa i përket temperaturave ato në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 9ºC në zonat malore, deri në 16ºC në ato bregdetare.

Ndërsa për vlerat e mesditës pritet rritje e lehtë nga 25ºC në relievet malore deri në 30ºC në ato të ulta e bregdetare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit