"Temperatura deri në -20 gradë"| ARSH jep njoftimin: Mos qarkulloni pa zinxhirë

“Temperatura deri në -20 gradë”| ARSH jep…

Vendi jonë është pushtuar nga temperatura -20 gradë duke sjellë probleme të shumta në prani të ngricave në shumë zona.

ARRSH-ja paralajmëron që duhet të lëvizni vetëm me zingjirë në akset Qafë-Thore të Thethit dhe Kukës-Shishtavec për shkak të akullit në rrugë.

Gjithashtu bëhet apel të gjithë drejtuesve të mjetëve që të respektojnë shpejtësinë në rrugë dhe të mos lëvizin pa  goma dimërore dhe zinxhirë.

Njoftimi nga ARRSH-ja:

“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C  në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C ? pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.

Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren? kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat .

Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora.

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore ?të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit