Temperatura deri në 30°C , ja si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 30°C , ja si…

Ditën e premte (sot) në vend do të ndikojnë masat ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash shtresore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Po kështu masat e ngrohta përveç rritjes së temperaturave sjellin me vete dhe grimca pluhuri. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e lehtë dhe përgjatë vijës bregdetare deri mesatare duke u pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

  • zonat malore 10°C deri në 26°C;
  • zonat e ulëta 12°C deri në 30°C;
  • zonat bregdetare 15°C deri në 29°C.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit