
Deri në këto momente temperaturat e ulëta sollën reshje, të cilët në Lezhë u regjistruan reshje prej 70mm, në Elbasan 31mm e në pjesën tjetër të vendit nën këto vlera.
Qyteti i Peshkopisë ka patur sasinë prej 14cm reshje bore si dhe Korca 4cm.
Këto masa do të sjellin ngrica të mëtejshme në orët e ardhshme por edhe ditën e nesërme duke bërë që temperaturat të parashikohen:
- në zona malore -11 deri -2°C;
- në zona e ulëta -3 deri 5°C;
- në zona bregdetare -1 deri 5°C