Temperaturat e larta në Shqipëri, do të arrijnë kulmin e nxehtit 10-ditëshin e parë të korrikut

Temperaturat e larta në Shqipëri, do të…

Ditët e para të korrikut kanë nisur me temperatura mjaft të larta, dhe sipas parashikimeve të sinoptikanëve kjo do të përfshijë komplet 10 ditëshin e parë.

Temperaturat pritet të shënojnë mbi 38 gradë celsius, si pasojë e të nxehtit saharian.

Sinoptikania tha për RTSH:

Duke nisur nga sot deri në ditët e fundit të maujit, pritet të ketë një avancë të të nxehtit nga Saharaja që ka sjellë një rritje të temperaturave. Por mund të themi se deri ditën e martë në zonat malore do ketë prani të paktë të reshjeve të shiut në formën e stuhive të izoluara. Ndërsa nga dita e mërkurë dhe fillimi i muajit korrik, deri javën e parë pritet të jetë vala e parë e të nxehtit nga Saharaja e cila do përfshijë gjithë territorin e vendit Temperaturat në zonat malore do arrijnë deri në 35 gradë, ndërsa bregdeti dhe zonat qendrore do i kalojnë 38 gradët.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit