Temperaturat e larta tundojnë qytetarët në Vlorë të lahen në det, policia nuk i lejon

Temperaturat e larta tundojnë qytetarët në Vlorë…

Temperaturat e larta dhe koha e bukur me diell ka tunduar qytetarët e Vlorës që të futen në det, megjithëse në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për COVID-19, nuk lejohet që të bësh plazh.

Shume prej notarëve që gjen sot buzë detit janë përzënë nga policia, të cilët të ndarë në grupe nuk lejojnë qytetarët të shijojnë diellin dhe detin.

Patrullat e policisë vazhdimisht bëjnë thirrje përgjatë bregut që qytetarët të mos futen në det dhe ditët e fundit kur temperaturat janë rritur ndjeshëm, duket se as rendi e ligji nuk i mbajnë dot larg qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit