'Temperaturat minus 20 gradë', familja nga fshati-Klos jeton në çadër pasi tërmeti...

‘Temperaturat minus 20 gradë’, familja nga fshati-Klos…

Një familje në Klos ka bërë thirrje për ndihmë.

Teksa temperaturat ditët e fundit kanë shënuar vlera deri në minus 20 gradë Celsius, familja e Zile Basit nga fshati Plan i Bardhë jeton në çadër pasi banesa e saj është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gruaja ka thënë se është detyruar që ta mbajë sobën gjithë natën ndezur për të shpëtuar nga ngrirja.

“Borë e erë e madhe. E shkallmoi, thashë e ngriti në ajër çadrën. Aq furtunë e madhe ka qenë. Ky është i dyti dimër që jetojmë në çadër. Jemi duke ngri, e kam mbajt sobën gjithë natën ndez.” – thotë Basi.

Në situata të ngjashme janë me qindra familje në zonat më të goditura nga tërmeti, banesat e të cilëve nuk janë rindërtuar ende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit