Temperaturat ulen, çmimi i druve të zjarrit në Dibër rritet! 1 metërkub shkon deri në 7500 lekë

Temperaturat ulen, çmimi i druve të zjarrit…

Kriza po ndihet kudo, teksa rritja e çmimit të druve të zjarrit në Dibër, të ‘frikëson’. Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë dimër, qytetarët e Peshkopisë po pajisen me dru zjarri me një ccmim ‘bombë’, konkretisht me dyfishin e çmimit që kanë qenë. Sipas banorëve të zonës, vitin e kaluar një metërkub dru zjarri e merrnin me 3500 deri në 4 mijë lekë, teksa sot përballen me shifrën 7500 lekë për metërkub.

Banorët deklarohen se se ata nuk lejohen nga policia dhe specialistët e pyjeve në Bashkinë Dibër t’i marrin privatisht, pasi i ka dhënë të drejtën një subjekti për tregtimin e druve të zjarrit.. Ndërkohë administrator i subjektit që ka të drejtën e tregtimit të druve të zjarrit, Sali Vrenezi, thotë se një metërkub dru e tregton me 5300 lekë të rinj dhe jo sa thonë qytetarët, me 7500 lekë të rinj. Vrenezi tregon se lëndën drusore e siguron në Librazhd dhe shkak I shtrenjëtimit të çmimit është transporti i cili kushton shumë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit