Tender propagande në kohë pandemie/ Bashkia Sarandë shpenzon 20 mln për blerje ekrani 'Led Wall'

Tender propagande në kohë pandemie/ Bashkia Sarandë…

Duket si në skaj të Shqipërisë dhe jashtë vëmendjes së opinionit dhe mediave, ndaj për këtë Bashkia e Sarandës ka vendosur që të bëjë tendera të “çuditshëm” edhe në kohë pandemie.

Aty problemet janë të shumta si në çdo njësi të pushtetit vendor, por Bashkisë Sarandë duket se i intereson më propaganda se sa punët publike që duhen përfunduar.

Po ashtu edhe ankesat e shumta të qytetare në lidhje me infrastrukturën, parkimet, ujin e pijshëm etj., në Sarandë po zvarriten me argumentin se “jemi në krizë” dhe nuk kemi para si pasojë e koronavirusit…. Por?!

“Gazetaatdheu.com” ka zbuluar se Bashkia Sarandë me përlqimin dhe miratimin edhe të kryebashkiakut, Ardian Gurma, nuk është kuryer për të blerë një ekran gjigant LET, me siguri për të pasqyruar aty arritjet në punën e saj.

Shuma e vënë në dispozicion nga Bashkia Sarandë për blerjen e këtij ekrani gjigant ishte 2 milionë lekë (20 milionë të vjetra) dhe në këtë tender ka marrë pjesë vetëm 1 kompani me ofertë prej 19.872.000 lekë, pra më shumë se 99.9%.

Zakonisht me shuma të tilla blihen autovetura 4X4 nga njësitë e pushtetit vendor ose nga institucione të tjera, madje me 0 kilometra, ndërsa të blesh një ekran qoftë ai edhe gjigant me një shumë të tillë, kjo tingëllon disi absurde për një bashki si Saranda.

Lidhue me këtë tender ne ju referuam edhe profesionales “OpenProcurement Albania”, e cila e kishte klasifikuar edhe këtë tender me flamur “të kuq”.

Një veprim i tillë bëhet kur në tenderim nuk ka konkurrentë të tjerë përveç një kompanie, që do të thotë se nuk ka garë ofertash, dhe se e vetmja kompani që paraqitet jep ofertën afër fondit limit.

“RedFlag” është në fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion.

Deri tani ne nuk po aludojmë se aty mund të ketë korrupsion të nivelit të lartë, ose se po bëhet një “supervjedhje”. Në po bëjmë vetëm një interpretim të fakteve dhe kushteve në tenderim. Komentet dhe reagimet pro dhe kundër ne ja lëmë qytetarëve… /Burimi: OpenProcurement Albania/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit