Tender urgjent për të parandaluar humbjen e strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës

Tender urgjent për të parandaluar humbjen e…

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FZHSH) ka publikuar ftesën për ofertë për kontratën që parashikon “Zbatimin e masave paraprake për adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”.

Njoftimi vjen pas debateve për rrezikun që ndërtimi i by pass të Gjirokastrës do të kishte për dëmtimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.

Fondi njoftoi se Qeveria e Shqiperise ka marrë nje financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së Projektit “Integrimi Urban dhe Zhvillimi i Turizmit”, dhe ka për qëllim të përdor pjesë të këtij financimi per  kontratën: “Zbatimi i masave paraprake për adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”/Ref. Nr. AL-ADF-15538-CË-RFB.

Punimet parashikohen te kryhen për një periudhë kohore prej 13 muajsh.

Debatet për bypass 

Prej vitesh po vijon debati për rrezikun që bypass i Gjirokastrës mund të sjellë për trashëgiminë kulturore të qytetit historik.

Pak javë më parë, 22 ekspertë ndërkombëtarë të njohur të shkencës, fushës së trashëgimisë kulturore, urbanistikës i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur. Ata kërkojnë që të ndërpriten menjëherë punimet për ndërtimin e Bypass-it në këtë qytet, me argumentin se këto punime rrezikojnë statusin e Gjirokastrës si pjesë e UNESCO pasi një pjesë e tyre do të shkatërrojë disa pjesë autentike, siç është lagja “Cfakë”, shtëpi, ura historike, apo rrënoja arkeologjike të cilat janë të renditura në kategorinë e parë, sa i përket trashëgimisë kulturore.

Trashëgimia kulturore e një prej qyteteve më të vizituara nga turistët kërcënohet edhe nga rrëshqitjet që kanë ndodhur në qytetin e gurtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit