Prokuroria ka ndërmarrë një goditje të fortë pasurore ndaj Ilir Shehut, i cili sipas të dhënave të deritanishme ka përfituar rreth 32 milionë euro tendera publikë, duke u kthyer në një furnizues strategjik të spitaleve.
Krahas sekuestrimit të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, masa ka prekur disa kompani, përfshirë edhe subjekte të lidhura ose në pronësi të përbashkët ku shfaqet emri i Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.
Kjo dosje e re nxjerr në pah një hije dyshimi mbi efikasitetin e institucioneve, duke ngritur pyetjen se si filtrat e prokurimeve publike dhe të doganave kanë lejuar një personazh të tillë të kthehet në furnizues të fondeve publike dhe ortak në biznese me figura të lidhura me politikën.
Detajet e Pasurive dhe Subjekteve të Sekuestruara
Sipas vendimit, masat e sekuestrimit shtrihen te një sërë pasurish të paluajtshme, subjektesh tregtare dhe automjetesh:
1. Subjektet Tregtare të Sekuestruara:
- Subjekti “I. Sh” (Person Fizik)
- Subjekti “MEDICAMENTA” shpk
- Subjekti “MEGASTORE” shpk
- Subjekti “UNIPHARMA” shpk
- Subjekti “ITALIALBA PHARMA” shpk
2. Pasuritë e Paluajtshme në emër të subjektit I.Sh. (alias P):
Janë vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri rurale në Z.K 2119:
- Pasuria nr. 211/1/59, vol. 12, fq. 12
- Pasuria nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219 (Rurale 1)
- Pasuria nr. 211/1/46, vol. 10, fq. 237
- Pasuria nr. 211/1/45, vol. 10, fq. 236
- Pasuria nr. 211/1/42, vol. 10, fq. 218
- Pasuria nr. 211/1/48, vol. 11, fq. 76
- Pasuria nr. 211/1/72, vol. 12, fq. 149
- Pasuria nr. 211/1/91, vol. 14, fq. 8
3. Pasuritë e subjektit “Mega Store shpk” dhe Automjetet:
- Paluajtshme: Pasuria nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77 (Rurale 2).
- Pasuri të luajtshme (Flota e automjeteve të “MEGASTORE”):
- Peugeot (vitprodhimi 2018)
- Volkswagen Jetta (vitprodhimi 2015)
- Mercedes Benz GLE (vitprodhimi 2019)
- Skoda Kodiaq (vitprodhimi 2019)
- Volkswagen Caddy (vitprodhimi 2018)
- Volkswagen ID.3 (vitprodhimi 2024)
- Land Rover Defender
- Peugeot (vitprodhimi 2018)
4. Pasuritë në emër të subjektit H.Sh (në ZVRPP Elbasan):
- Pasuria nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144
- Pasuria nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146
- Pasuria nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141
- Pasuria nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103
- Pasuria nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8
- Pasuria nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16
Ky rast dëshmon se si paratë e buxhetit të shtetit kanë financuar struktura biznesi të ngritura nga persona me precedentë. Përtej masave të ndërmarra nga drejtësia, mbetet për t’u parë nëse institucionet do të zgjerojnë hetimet për të zbuluar se sa perandori të tjera të ngjashme vazhdojnë të lulëzojnë përmes fondeve publike.