Tenderat e pandemisë arrijnë në SPAK, Manastirliu nuk u përgjigjet 5 pyetjeve

Tenderat e pandemisë arrijnë në SPAK, Manastirliu…

Debati i ditëve të fundit në lidhje më tenderat e dhënë nga qeveria në kohën e pandemisë në Shqipëri kanë arritur në SPAK.

Mësohet se ka 10 ditë që SPAK ka nisur dy kërkesa në Ministrinë e Shëndetësisë, por Manastirliu nuk është prononcuar akoma. 5 pyetjet që i janë drejtuar ministres Manastirliu janë:

“Çfarë procedure është ndjekur në tenderat e zhvilluar? Çfarë klasifikimi sekret dhe çfarë niveli sekret kanë tenderat e zhvilluara nga ky institucion? Numrin e tenderave të zhvilluar me procedurë sekrete? Sa është vlera e tenderave me procedurë sekrete? Çfarë është blerë me këto tendera?, thuhet në kërkesë.

Kujtojmë se kanë qenë të shumta denoncimet e opozitës në lidhje me këto tendera dhe abuzimet me to sipas saj. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit