
Pas afro 4 vitesh zbarritje të çështjes së parë të dorëzuar në SPAK, drejtësia e re ka folur. Ilir Beqja zyrtarisht është marrë si i pandehur për shpërdorimin e fondeve në koncesionet e sterilizimit. Beqaj ishte dosja e parë dhe zyrtari i parë i denoncuar në SPAK, mirëpo deri më sot kjo dosje u mbajtë në sirtarët e Gjykatës së Posaçme.
Fillimisht për këtë çështje u dënua ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Teksa Beqaj hynte në SPAK për të dhënë sqarime mbi çështjen e ngritur, dy miqtë e tij u dërguan pas hekurave. Të tillë fat duket se do të ketë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, i cili është marrë i pandehur.
SPAK ka kërkuar masën e së sigurisë “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”,. Beqaj do të merret si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim. Prokurorët e SPAK do t’i sekuestrojnë Beqajt pasaportën për të mos udhëtuar jashtë shtetit, si dhe do ta thërrasin njëherë në javë për t’u paraqitur.
Ilir Beqaj aktualisht është drejtues i Agjensisë Shteterore e Programit Strategjik dhe te Koordinimit te Ndihmes së Huaj. Thënë ndryshe, kryeministri e ka caktuar të menaxhojë fondet që vijnë nga Bashkimi Europian, pas suksesit të treguar në menaxhimin e fondeve në shëndetësi.
“Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..” – thotë SPAK në njoftimin e tij.