Tenderat nuk i zë korona! Veliaj 17 miliardë Lekë për “Piramidën”

Tenderat nuk i zë korona! Veliaj 17…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë i prekur nga COVID-19 së fundmi, por ‘fatmirësisht’ virusi nuk ka arritur të infektojë tenderat me shifra stratosferike që pritet të sjellin ‘zhvillimin’ e qytetit…

Bashkia e Tiranës ka çelur së fundmi tenderin për ndryshimin e funksionit të Piramidës. Për projektin ‘Rijetësimi i Piramidës Tiranë’, bashkia ka vënë në dispozicion rreth 1.7 miliardë lekë.

Në tender përcaktohet se zhvillimi i projektit duhet të bëhet brenda dy vitesh nga nënshkrimi i kontratës.

Ndërsa kompanitë e interesuara duhet të paraqesin ofertat deri më datë 2 Shtator 2020, në mesditë.

Shpenzime këto që vijnë në një kohë kur vendi përballet me problematika të mprehta lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19.

E megjithatë bashkia ka vlerësuar se është e nevojshme të shpenzojë shumë të mëdha lekësh të taksapaguesve për projekte jo të domosdoshme në periudha krizash, si ky i fundit.

Kujtojmë se pak kohë më parë bashkia lidhi tendera me vlerë rreth 8 miliardë lekë për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Në atë rast, fituesit u zgjodhën firma të cilave Veliaj u ka dhënë shuma të mëdha gjatë qeverisjes së kryeqytetit.

A do ndodhë vallë e njëjta gjë dhe këtë herë?!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit