Tenderat àbuzivë të Blendi Gonxhes, nisin denôncimet për milionat e shpërdoruara kot

Tenderat àbuzivë të Blendi Gonxhes, nisin denôncimet…

Blendi Gonxhe vazhdon me lojërat e tij në tenderat publik.

Një tjetër rast àbsurdi është publikuar nga Boldnews, për një tender rreth 150 mijë euro, zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, që drejtohet nga Gonxhe që prej 2018-ës.

Në shkurt 2020, institucioni që drejtohet nga Gonxhe hapi tenderin për “Rikonstruksioni i ambienteve të Zyrës së Shërbimit Lushnje”, me fond limit 16.479.148 lekë të reja (rreth 150 mijë euro bashkë me TVSH).

Në datën 21 prill u shpall rezultati. Nga 6 pjesëmarrës, 5 kompani ishin skuàlifikuar.

Mbeti në garë, vetëm kompania që kishte ofertën më të lartë, dhe rrjedhimisht u shpall edhe kompani fituese.

Një nga kompanitë e tjera, e ankimoi vendimin për skuàlifikim.

Drejtoria e Gonxhes nuk I ktheu përgjigje, dhe e ankimoi tek Komisioni i Prokurimit Publik.

Vetëm pak këtij ankimi, institucioni i drejtuar nga Gonxhe i kthen përgjigje ankimuesit, ku pranon edhe “gafën”.

Institucioni kishte përcaktuar se kompania fituese, duhet të kishte një autobot për mbajtje dhe transport për ujin e pijshëm.

Drejtoria e Transportit Rrugor vendosi skuàlifikimin e kompanisë ànkimuese, me argumentin se ajo nuk kishte autobot për ujë, por për transport nafte.

Kompania e ka ankimuar këtë vendim, duke e cilësuar absurd vendimin nga institucioni që drejton Gonxhja.

Leja e qarkullimit të autobotit është shoqëruar me simbolin ‘C8”, kod që i korrespondon “Çisternë për trasportin e qumështit ushqimor”. Pra, autoboti nuk është për naftë, por për prodhime të konsumueshme nga njeriu dhe të pastra.

“Dhe me e habitshmja- theksohet në ankim- përcaktimi se ky mjet është për transport Nafte vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, Autoritet, i cili është organi më i specializuar për të njohur dhe klasifikuar mjetet sipas Kodit Rrugor dhe ligjeve që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Tenderi u anulua, pasi Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të pranojë ankimin dhe i kërkoi Drejtorisë së Gonxhes që të rihapë tenderin “Rikonstruksioni i ambienteve të Zyrës së Shërbimit Lushnje”.

Pas ànulimit, nuk ka asnjë të dhënë tjetër mbi ecurinë e tenderit 150 mijë euro.

Ndërkohë sot, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka akuzuar Blendi Gonxhen se edhe në kohën e pàndemisë, nuk i ndali tenderat e fasadave dhe luksit.

Gonxhe pikërisht në atë periudhë ka zhvilluar 8 tendera për fasadat e godinave dhe riskintruksione zyrash me rreth 1.7 milionë euro.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se Blendi Gonxhe nuk i ka ndalur tenderat e fasadave dhe luksit as në kulmin e pàndemisë. Kur qytetarët ishin të mbyllur në shtëpi, kur bizneset u mbyllën dhe mijëra njerez humbën punën, Blendi Gonxhe ka zhvilluar 8 tendera për fasadat e godinave dhe rikonstruksione zyrash. Janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe, kur bizneset në karantinë detyroheshin të paguanin faturat afrofe të ujit dhe dritave, që qeverisë së Edi Ramës të mos i mungonin paratë për luks.

Nëse prokuroria do të bënte detyrën dhe do t’i hetonte këto tendera, do të gjente abuzime dhe shkelje ligji. Do të gjente se shumica është me garë fiktive, se fituesi është i paracaktuar dhe shpesh me ofertën më të lartë.” – shprehet ndër të tjera zëdhënësja e PD.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit