Tenderët parazgjedhor Rama-Basha, njëri merr zgjedhjet tjetri milionat nga regjistrimi biometrik me kompanitë e kunatit

Tenderët parazgjedhor Rama-Basha, njëri merr zgjedhjet tjetri…

“Ku ka zë, nuk është pa gjë…”, thotë një proverb i mençur i popullit tonë. Por që Lulzim Basha dhe Edi Rama luajnë më shumë se kurrë për të njetat interesa, paratë, kjo nuk ka diskutim.

E themi këtë jo të nisur nga teoritë konspirative për “Një parti me tre udhëheqës, Rama, Basha, Meta” apo “Rama-Basha, politikanë të sponsorizuar nga Soros”. Por po e themi nga drita e fakteve që vijnë duke ndjekur lumin e parave të fushatës për zgjedhjet e vitit 2021, që tashmë ka filluar dhe po ndan edhe copat e fundit të asaj çka ka mbetur në “tepsinë” e pushtetit.

Vetëm pas disa muajsh akuzash ndaj njëri-tjetrin, befas lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk po e akuzon më kryeministrin Edi Rama, se po mban peng “Reformën Zgjedhore”.

E para që ka ngritur akuza të forta publike ndaj të dyja këtyre palëve disa ditë më parë ishte deputetja e opozitës, Rudina Hajdari. Kjo e fundit është shprehur se, “as kryeministri Rama dhe as Basha, nuk e duan reformën zgjedhore”.

Madje deputetja i ka cilësuar si: “diktatorë që duhet të dalin para popullit për të dhënë llogari”.

 Më tej, deputetja Hajdari u shprehet se, opozita parlamentare me në krye Lulzim Bashën, e bëri luftën vetëm për një tender, atë për identifikimin biometrik, që nga sa kemi mësuar do të kap të paktën vlerën e 15 milionë Eurove.

Deputetja u shpreh e indinjuar duke thënë se, “për një kohë të gjatë Basha nxori njerëzit në rrugë për të bërë revolucion dhe po ja dilte, por tenderi ja kishte ndryshuar mendjen”.

Kujtojmë këtu një deklaratë të kryeministrit Edi Rama në foltoren e Kuvendit të datës 4 qershor, në lidhje me depolitizimin e komisioneve, firmosjen e kontratës dhe tenderin që do ta linte në dorë të PD-së, duke thënë se, “gjithçka me tenderin do të ndodhte në mënyrë të përshpejtuar dhe se madje nuk do të merrnin fare pjesë në mënyrën sesi do ta organizonte PD ndarjen e punës dhe se kë do të zgjidhte Basha për të bërë elektronikën”.

Tenderi

Tenderi i identifikimit biometrik nuk është zënë në gojë nga dy palët politike më të mëdha në vend dhe “lufta” ka vazhduar në rrjetet sociale midis liderëve.

E vetmja që po i kundërshton dhe që po u nxjerr të “palarat” dhe marrëveshjet larg syve dhe veshëve të mediave, është deputetja Rudina Hajdari.

Rama u shpreh në foltoren e Kuvendit në datën 4 qershor se, “ishte i gatshëm të pranonte me çdo kusht çdo zgjedhje të PD-së, vetëm që ky proces i tenderit të realizohej 100%”.

Kryeministri shprehu se, nuk kishte as dëshirën më të vogël për të ndërhyrë në çdo gjë që do të bënte PD-ja, dhe se ata le ta bënin si të donin vetë dhe PS-ja do të ishte “ok”.

“Ta bëjnë vetë, nëse arrijnë ta bëjnë ne jemi ‘OK’. Një ekspert ndërkombëtar. Ne nuk duam të hyjmë fare, ta bëjnë vetë, ta marrin dhe ta bëjnë vetë elektronikën. Nëse ka certifikimin ndërkombëtar ne jemi ‘OK’”,- është shprehur Rama, më 4 qershor në Kuvend.

Por një deputet në radhët e PD-së, i cili nuk ka rënë asnjëherë në sy të mediave apo dhe në sy të deputetëve është Endri Hasa. Sipas disa burimeve të “Gazetaatdheu.com”, mendohet se Hasa është futur në këtë lojë që të jetë mundësisht fituesi i tenderit për identifikimin biometrik, ose mbuluesi i lojës që në fakt do ta marrë kompania e kunatit të Bashës, Erion Isufit.

E gjithë heshtja nga lideri i Partisë Demokratike vjen se, ky tender do t’i jepet pa negocim ose deputetit Hasa, ose me më shumë gjasë kompanisë së kunatit të tij.

Kush është ish-deputeti Endri Hasa

“Gazetaatdheu.com” pas një hulumtimi ka mësuar se ish-deputeti demokrat Endri Hasa, i cili nuk ishte ndjerë kurrë në Kuvend (kur opozita nuk e kishte bojkotuar), ka qenë drejtori i AKSHI-t (Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), në vitet 2010-2013.

Si drejtori i këtij institucioni të rëndësishëm, ai ka pasur në kontroll të gjithë sistemin e sigurisë kibernetike dhe teknologjinë e të gjitha institucioneve më të rëndësishme në vend.

Hasa akuzohet se, fshiu serverët e ngjarjes së 21 janarit të vitit 2011, kur në shesh mbetën të vrarë 4 qytetarë.

Hasa sot është ish-deputet i PD-së dhe mund të jetë edhe fituesi i tenderit për identifikimin biometrik, për të cilin ka ende shumë zëra dhe pati një luftë të gjatë midis PD dhe PS, ku madje u pa e nevojshme edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

Kompanitë e Kunatit të Bashës

Përveç kompanisë së ish-deputetit demokrat Hasa, janë në këtë lojë edhe dy kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi, për të cilat dyshohet se vetë kryedemokrati kërkon që të kenë aksesin tek tenderi 15 milionë euro për identifikimin biometrik.

Lulzim Basha, njeriu që kërkonte që tenderët të mos bëheshin me prokurim të drejtpërdrejtë, si dhe që denonconte ortakët e Ramës në tenderë, ka kërkuar në “Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore”, që tenderi të bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë.

Dhe në kushtet e vendosura jep edhe një kod specifik, ç’ka bën që të ngrihen dyshime se, Lulzim Basha, kërkon që ta marrë këtë tender për një firmë të kontrolluar prej tij, e cila i jep informacion atij, për gjithçka ndodh.

“Gazetaatdheu.com” po sjell më poshtë subjektet e lidhura me kryedemokratin Lulzim Basha. Ajo që bie në sy është fakti se te njëra prej tyre është vjehrri dhe kunati i Lulzim Bashës, me 100% aksione.

Pra familja e tyre kontrollon 100% kompaninë “Landmark Technologies”, me objekt të aktivitetit, zhvillim i softëareve në të gjitha platformat për ëeb, desktop, mobile etj.

Dhe kompania e dytë “Moveo Albania Technology”, ku kunati i Lulzim Bashës ka 20% të aksioneve, vjehrri 20%, ndërsa kompania italiane “MOVEO S.R.L.”, ka 60% të aksioneve.

 

“Gazetaatdheu.com” kërkoi për dokumente zyrtare të ekstrakteve të këtyre kompanive në QKR-ë, por të dhënat për to janë bllokuar. Por tani kanë dalë edhe kompani të reja, të cilat janë krijuar një vit më parë. Njëra, pra “Moveo Albania Technology” është krijuar një vit më parë, pra në vitin 2019, ndërsa kompania tjetër “Landmark Technologies”, në vitin 2014.

Këto janë dy kompanitë që Lulzim Basha tashmë ka në dispozicion dhe kërkon t’i përdorë, ndoshta jo direkt por indirekt për të përfituar tenderin 15 milion euro dhe të marrë kontrollin e “identifikimit biometrik”.

Nisur nga kjo, duket qartë se Lulzim Basha ka si qëllim të vetëm jo fitoren e zgjedhjeve të vitit 2021, por marrjen e parave dhe dërgimin e tyre tek interesat e familjarëve. Por kjo mund të përdoret edhe si alibi nga Lulzim Basha në humbjen e zgjedhjeve të radhës, të cilat duket se ai i ka vulosur me heshtjen dhe pazaret që po bën me kryeministrin Rama, në funksion të milionave që fut në xhep./Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”42″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit