Tenderi absurd për printim, Erion Veliaj i jep 750 milionë lekë firmës që ofroi 160 milionë më shumë

Tenderi absurd për printim, Erion Veliaj i…

Nami miq! Me plot gojën, nuk është shaka! Rezulton se bashkia Tiranë ka nevojë për shërbime printimi. Deri diku në parim është e pranueshme për një institucion që administron shumë zyra por kur shërbimet e printimit kapin vlera të “llahtarshme” deri në thuajse 1 miliardë lekë të vjetra kjo është për të vënë duart në kokë. Por çfarë ka ndodhur? Bashkia Tiranë ka organizuar një tender me numër reference REF-95657-05-17-2021 dhe me objekt “Shërbimi i Printimit”, raporton JOQ ALBANIA.

Fondi limit i tij është 62.282.781 lekë të reja pa TVSH ose rreth 750 milionë lekë të vjetra me TVSH. Përtej shifrës tepër të lartë që kërkohet për shërbime printimi, shikohet se ka momente tepër të dyshimta përsa i përket firmave pjesëmarrëse dhe shpalljes së fituesit. Nga hulumtimi i dokumentacionit vihet re se në garë kanë marrë pjesë 4 kompani. Për habinë më të madhe të një gare, njëra prej firmave ka ofruar zero lekë. Pra ka marrë pjesë në garë, por nuk ka ofruar asnjë lekë.

Si ka mundesi? E thjeshtë. Shanset janë që ka marrë pjesë sa për numër. Ndërkaq dy kompani të tjera vihet re se kanë ofruar vlera thuajse identike me njëra-tjetrën, një fakt ky që ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Jo vetëm kaq, por firma e katërt ka ofruar gati 160 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak dhe nuk është marrë fare në konsideratë, përkundrazi është skualifikuar. Por kush është shpallur fitues?

Bëhet fjalë për firmën “BNT ELECTRONICS” në pronësi të Jovan Bojdanit dhe Leonard Terpos, e cila ka ofruar vlerën 61.875.986 lekë të reja pa TVSH ose rreth 750 milionë lekë të vjetra me TVSH. Përveç të gjithave sa më sipër, vihet re edhe një tjetër aspket mjaft dyshues. Shikohet që vlera fituese është sa 99.34% e fondit limit. Të gjitha këto nxisin dyshime se fituesi me shumë mundësi ka qenë i paracaktuar. I takon SPAK të vendosë nëse Erion Veliaj duhet të japë ndonjë përgjigje edhe për këtë tender. JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit