Tenderi i çuditshëm/ Si u fitua kontrata 200 milionë Lekë në Korçë

Tenderi i çuditshëm/ Si u fitua kontrata…

Rreth 200 milionë Lekë, taksa të qytetarëve, do të harxhohen nga autoritetet lokale të Korçës për punime ndërtimi.

Tenderi është lidhur nga Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes në Korçë, institucion në varësi të bashkisë së drejtuar nga Sotiraq Filo. Fituesi është bashkimi i kompanive “Vildev-Co” shpk dhe “Alb Korca 2002”. Shoqëria e parë, sipas QKB-së, ka aksionere Zhulieta Myrtollarin, ndërsa e dyta Arian Myrtollarin.

Tenderi i çuditshëm

Referuar të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve Publike, fituesit kanë paraqitur ofertën e tretë më të ulët. I çuditshëm është fakti që dy kompanitë me ofertat më të ulëta, nuk kanë dorëzuar në kohë dokumentet e kërkuara nga institucioni tenderues.

APP sqaron se kompania me ofertën më të ulët ishte “LLAZO sh.pk.” Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria në fjalë është në pronësi të vëllezërve Aldi dhe Anea Llazi. Sipas APP, afati për dorëzimin e dokumentacionit ishte caktuar data 16 Qershor. Por, kompania, nuk ka dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes në Korçë brenda afatit. Si rrjedhojë, është shkualifikuar.

Sipas autoritetit, i është kërkuar operatorit me ofertën e dytë më të ulët të dorëzojë dokumentacionin me të dhëna për projektin. Por, si për çudi, edhe kjo kompani – që rezulton në pronësi të Ferdinand Çaushit, nuk ka dorëzuar dokumentacionin në kohë. Si pasojë, dhe ajo është s’kualifikuar.

Radha për dorëzimin e dokumentacionit i vjen kompanisë me ofertën e tretë më të ulët. Firma, ndryshe nga dy kompanitë e para, ka shkresat e kërkuara dhe është shpallur fituese e tenderit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit