Tenderi i dyshimtë i UKT-së së Veliajt/ Zigzaget për të fituar 126 miliardë Lekë

Tenderi i dyshimtë i UKT-së së Veliajt/…

Ujësjellës Kanalizimet Tiranë ka lidhur së fundmi një tender të dyshimtë për nga mënyra e shpalljes së fituesit, me vlerë rreth 126 milionë Lekë të reja.

Sipas dokumenteve zyrtare të Publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, fituesi është bashkimi i operatorëve ekonomikë BO ”Everest” sh.p.k & “Arbtrans – 2010 sh.p.k & “Kronos Konstruksion”.

Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të biznesit, kompanitë fituese janë në pronësi, përkatësisht të Ilir Çupit, Hyqmet Valterit, Esat Valterit, Albert Valterit Kujtim Valterit, SokolÇupi (kompania e parë); Fatmir Firit dhe Vasil Jovanit.

Proceduara e dyshimtë

Ajo që vihet re është procedura se si është shpallur fituesi i tenderit me objekt “Rikonceptimi i skemes se furnizimit me ujë ne zonen e Qesarakes – Rr. ’Shefqet Kukës’” dhe kohëzgjatje 6-mujore. Janë skaualifikuar të gjithë operatorët me ofertë më të ulët ekonomike se sa fituesi.

Në garë kanë marrë pjesë gjashtë kompani apo bashkime operatorësh ekonomikë.

Si për çudi, për tu shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë BO ”Everest” sh.p.k & “Arbtrans -2010 sh.p.k & “Kronos Konstruksion”, janë skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë që kanë depozituar oferta më të ulta ekonomike.

Më konkretisht janë skualifikuar BO ”Sireta 2F” sh.p.k & Euroalb sh.p.k, me ofertë 111,111,111 Lekë pa TVSH. Pas tyre Agri Konstruksion sh.p.k & Kacdedja sh.p.k me ofertë 118,219,974 Lekë pa TVSH dhe konkurrenti i tretë me ofertën më të ulët, Gjikuria sh.p.k – 122,594,790,5 Lekë pa TVSH.

Të gjitha firmat e skualifikuara kanë ofruar më pak se bashkimi i operatorëve që rezultoi fitues i tenderit – 125,220,671 Lekë pa TVSH.

Në garë mbeti dhe BO ”Beis” sh.p.k & “Ergi” sh.p.k me ofertën 133,937,954 lekë pa tvsh.

Rrjedhimisht, nga dy operatorët në garë, fituesi u shpall bashkimi i operatorëve BO ”Everest” sh.p.k & “Arbtrans -2010 sh.p.k & “Kronos Konstruksion”.

Nuk është hera e parë që raportohet për tendera të dyshimtë të Ujesjellës Kanalizimeve Tiranë, institutucion nën varësi të bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit