Tenderi i dyshimtë/ Televizioni i dal 'jashtë mode', që vjel nga taksat e shqiptarëve miliona çdo vit, i 'dhuron' 1 miliard djalit të Aleksandër Meksit...

Tenderi i dyshimtë/ Televizioni i dal ‘jashtë…

Shqiptarët e paguajnë çdo vit me taksat e tyre, madje tashmë edhe shumë më shumë, por televizioni publik shtetëror nuk është më në shërbim të tyre.

Radio Televizionin Shqiptar, ndryshe “RTSH”, është bërë një çiflig i beniaminëve të Rilindjes, që shpërblehen me projekte, tendera, apo punësime nepotike, por në asnjë moment në shërbim të shqiptarëve.

Dikur ishte “ikona” mediatike e Atdheut tonë në mbarë botën, por sot është kthyer në një biznes shumëmilionësh për drejtorin aktual Thoma Gëllçi, dhe një grup sahanlëpirësish të Rilindjes.

Prej vitesh për shkak të afrimitetit mjaft të madh me politikën në pushtet, ky aset kombëtar e humbi besueshmërinë e tij.

Fatkeqësisht, si pasojë, është shndërruar në një makineri që vetëm “ha” para nga buxheti i shtetit dhe nga taksat, pa ofruar asgjë në këmbim.

Janë të pakët ata që në Shqipëri ndjekin këtë televizion.

Por edhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, nga taksat tona duhet të paguhen edhe rreth 1 miliard lekë për shërbime.

TVSH-ja e Gëllçit, ka organizuar një tender me objekt “Blerje Shërbimi për Platformën OTT”, me fond limit 85.113.600 lekë të reja pa tvsh, raporton “JOQ-Albania”.

Në këtë tender që mban numrin e referencës “REF-62147-06-22-2020”, rezulton se ka marrë pjesë vetëm një konkurrent (bashkim operatorësh), që ka ofruar vlerën 84,858,280 lekë të reja pa Tvsh (ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra me Tvsh).

Kjo shifër është sa 99,7% e fondit limit të tenderit.

Kjo do të thotë se, tenderi është ndërtuar specifikisht që të fitohet nga vetëm një kompani, e cila do të marrë thuajse të gjithë fondin e vënë në dispozicion.

Kjo është një nga mënyrat më të zakonshme të futjes në xhep të parave publike dhe ndarjes së tyre mes fituesit dhe organizatorit.

Por cili është fituesi?

Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve ekonomikë: “MC Netëorking” sh.p.k me “NIPT K72223007O” dhe “Advan Tech“ me “NIPT L72007013T”.

Kompania e parë ka për administrator dhe pronar të vetëm djalin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Endri Meksi.

Ndërsa kompania e dytë, ka për administrator dhe pronar të vetëm shtetasin Oltjon Bushi.

Ndërkohë Thoma Gëllçi “me një gur vrau dy zogj”, i bëri një qokë Leka Meksit, por edhe futi ca para të tjera në xhep..?!

/Burimi: JOQ-Albania/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit