Tenderi i majmë me vlerë 87 milionë lekë, burg për ish-drejtorin e RTSH-së

Tenderi i majmë me vlerë 87 milionë…

Gjykata e Lartë lë të pandryshuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-kreun e RTSH-së Thoma Gëllçin. Masa nuk ndryshoi po ashtu as për të bashkarrestuarit me të, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. 

Sipas SPAK, dyshohen se ata kanë shkelur ligjin gjatë një procedure tenderuese për blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro me vlerë plot 87 milionë lekë.

Më herët, Gëllçi ka dhënë shpjegime për prokurorët e SPAK. Ai është marrë në pyetje në prani të avokatit, në lidhje me procedurën e ndjekur për tenderin e dyshuar. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit