Tenderi i radhës/ Veliaj shpenzon 6.3 mld lekë për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik

Tenderi i radhës/ Veliaj shpenzon 6.3 mld…

Një shifër e majme parash do të paguhet nga Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik.

Bashkia pritet të paguajë 6 miliardë e 175 milionë lekë. Në tenderin e publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, bashkia ka shpallur fituesen që do marrë shifrën e lartpërmendur për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik.

Por, nuk përfundon këtu shuma që do paguhet për këtë punë.

Bashkia pritet të paguajë edhe rreth 100 milionë lekë për mbikëqyrjen e punimeve në Kopshtin Zoologjik duke e çuar vlerën e përgjithshmë të punimeve në rreth 6 miliardë e 275 milionë lekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit