Tenderi i uniformave të policisë, pranga ish-drejtoreshës dhe 8 të tjerëve

Tenderi i uniformave të policisë, pranga ish-drejtoreshës…

Rikthehet në vëmendje çështja e tenderit të unifromave të Policisë së Shtetit. GJKKO ka dhënë dënimin për nëntë të arrestuarit, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Brendshme. Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari është dënuar me një vit burg.

Sakaq, me 8 muaj deri në 1 vit burg janë dënuar Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Klevis Hasani, Flutura Cerkezi, Ani Omuri dhe Kreshnik Bejkaj.

Përmendim që zyrtarët u arrestuan me urdhër të SPAK, pas një hetimi në lidhje me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit për viitn 2020 prej 2.8 miliardë lekësh pasi kishte dyshime për  shkelje të rënda.

Naqellari dhe vartësit cënuan barazinë në zhvillimin e tenderave. Referuar përllogaritjeve, rezulton se një uniformë polici kapi vlerën kolosale prej 2 800 euro dhe vetëm kapelja kishte një kosto prej 328 eurosh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit