Tenderi i ushqimit, SPAK merr në pyetje 6 zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes

Tenderi i ushqimit, SPAK merr në pyetje…

Në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po merren në pyetje në lidhje me tenderin e ushqimit të Ministrisë së Mbrojtjes persona të tjerë të përfshirë. Sot po merren në pyetje Gëzim Jace, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, të tre anëtarë të komisionit të vlerësimit.

Burime nga SPAK konfirmojnë për Fax News se gjatë marrjes në pyetje janë shprehur se procedura që kanë ndjekur për tenderimin ka qenë korrekte. Ditën e djeshme janë pyetur ndërkohë tre persona të tjerë, po ashtu pjesë e komisionit të vlerësimit për tenderimin, Ylli Imeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj.

Kujtojmë se PD ka denoncuar se tenderi ishte me fitues të paracaktuar, ku është favorizuar një kompani me seli në Tetovë, që merrej me kompjutera, por që 6 ditë para se ti jepeshin 1.5 milionë euro, shtoi në objektin e saj, edhe ushqimin.

Ndërkohë, mbi 35 mijë operatorë vendas, operojnë në këtë fushë, por atyre nuk u është mundësia të konkurojnë. Po ashtu, nuk përjashtohet që në vazhdën e hetimeve, të thirret për të dëshmuar edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit