Tenderi, Lali Eri lëmoshë për të moshuarit e vetmuar, 350 lekë ushqim në ditë

Tenderi, Lali Eri lëmoshë për të moshuarit…

“Boldnews.al” po bën një parashikim aspak të vështirë-në fillim të Dhjetorit 2020, kasetat e gatshme të Bashkisë së Tiranës do të tregojnë se si kryebashkiaku Erion Veliaj përkujdeset për të moshuarit e vetmuar në kryeqytet.

“Tabori” i tij i kameramanëve, fotografëve e grimierëve, me Veliajn në krye, do të mësyjnë në dyert e disa të moshuarve, duke u dërguar drekën, në atë që pritet t’i shërbejë kryebashkiakut si një operacion imazhi para-elektoral.

Por, pas këtij parashikimi që mund ta bëj kushdo që ndjek aktivitetin fosforeshent të “Lali Erit”, duhen thënë disa gjëra elementare për projektin e radhës të kryetarit të Bashkisë.

E gjithë kjo fushatë farfuritëse do të mundohet të fshejë një detaj fare, po fare të vogël- atë që Bashkia e Tiranës do të “ushqejë” 44 të moshuar të vetmuar me më pak se 350 lekë (të reja në ditë) për 4 muaj.

Bashkia e Tiranës ka shpallur së fundmi tenderin “Ofrim i asistencës shtëpiake  për të moshuarit  e vetmuar”. Tenderi është parashikuar të mbyllet në 27 Nëntor 2020 dhe ka fond limit 2.3 milionë lekë të reja.

Në çmimin e tenderit përfshihet një vakt (dreka) për 44 të moshuar të vetmuar në Tiranë, për një periudhë 4 mujore, në total 104 ditë.

Gjithashtu, në këtë çmim përfshihet pagesa 4-mujore për një staf i përbërë nga 1 koordinator dhe 4 punonjës të tjerë, pra, në total 5 persona.

Nëse aludojmë se këta 5 të punësuar do të paguhen me pagë minimale, 30 mijë lekë në muaj, atëherë ata do të tërheqin nga fondi i parashikuar për këtë tender më së paku 30 mijë lekë x 5 persona x 4 muaj = 600 mijë lekë.

Ky fond që mbetet, pra 1.730.000 lekë, pritet të përdoret për 104 vaktet e 44 të moshuarve.

Por, sa i takon një të moshuari në ditë?

Bëjmë sërish llogari të thjeshtë: 1.730.000 lekë : 104 vakte për person : 44 persona = 380 lekë për person.

Pra, “Lali Eri” do t’u sigurojnë të moshuarve të vetmuar një drekë, me një çmim maksimalisht 380 lekë për 4 muaj me radhë.

Por, kjo shifër rezulton nëse 5 të punësuarit e projektit do të paguhen me pagë minimale. Referuar të dhënave të tenderit, krahas ushqimit, stafi do të ofrojë edhe asistencë sociale dhe fizike për të moshuarit e vetmuar.

Kjo do të thotë që pagesa e tyre mund të jetë disi më e lartë se sa rroga minimale. Çdo shifër shtesë në rrogën e stafit do të ulë vlerën financiare të drekës për të moshuarit.

Pra, ajo vlera qesharake 380 lekë për drekë mund të ulet akoma edhe më tej, ndoshta edhe më pak se 350 lekë.

Mbajini mend këto shifra, kur pas pak javësh të shihni “Lali Erin” të shfaqet në dyert e të moshuarve të vetmuar si “mëshirëbërësi”.

Burimi: Bold News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit