Tenderi pa garë/ Mina Kusta i “Albcontrol” ndan 740 milionë mes kompanive të sigurimeve

Tenderi pa garë/ Mina Kusta i “Albcontrol”…

Nuk kanë fùnd tenderat e dyshùar korrùptivë në vendin tonë, ku në ‘lojë’ janë shifra të majme. Një ndër to është ai i “Albcontrol”, shoqëri shtetërore nën varèsi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, e drejtuar nga Mina Kusta.

“Albcontrol” ka lidhur një kontratë për sigurime me kompanitë “Atlantik” sh.a., “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group”. Refruar të dhënave zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, institucioni ka shpallur së fundmi fituesin e tenderit me objekt “Sigurimi i rískùt nga të tretët dhe aksidenteve ajrore” dhe kohëzgjatje kontrate 12 muaj nga data e nënëshkrimit të saj.

Ajo që vihet re është se fituesit e këtij tenderit janë zgjedhur pa garë. Referuar dokumentave zyrtare, tre kompanitë kanë marrë pjesë në tender si bashkim operatorësh ekonomikë me ofertë rreth 750 milionë Lekë pa TVSH. Dhe kanë qenë konkurrent të vetëm. Në këto kushte janë zgjedhur dhe fitues.

Procedura të tilla tenderuese klasifikohen me “flamur të kuq”. Shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi, tregon një ekspozim apo rrèzík të mundshëm për sjellje të papájtueshme me lígjín, ose jo-etike të biznesit, që lidhet kryesisht me mosrespektimin e lígjeve anti-korrùpsion.

Referuar të dhënave të faqes së specializuar në procedurat e tenderimit “Open Procurment ALbania”, të treja kompanitë kanë fituar jo pak tendera me shënimin “flamur i kuq”, vitet e fundit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit