Tenderi për ujin e pijshëm në Krujë 315 milion lekë

Tenderi për ujin e pijshëm në Krujë…

Aranita Brahaj ka denoncuar përmes një statusi në Facebook, tenderin e marrë nga bashkia Krujë në 2019 i cili ka pasur një vlerë me fond limit 315.13 milion lekë të reja.

Ky tender është fituar nga bashkimi me dy operator Bami shpk dhe Curri shpk. Gjatë vlerësimit të ofertave është skualifikuar dhe nuk ka bërë ankesë konkurrenti Kupa shpk.

“Ndërkohë në vend Projekte për Rregullim dhe Përmirësim të Furnizimit me ujë po zbatohen një pjesën kryesore të Bashkive. Këto bëhen me shpërndarje fondi të Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë dhe AKUKIM(Agjensise Kombetare te Ujesjelles Kanalizimeve dhe Infrastruktures se Mbetjeve ), fonde të parashikuara sipas ”Detajim i buxhetit te viteve 2019-2021 për shpenzimet kapitale me financim te brendshem,per programin ”Furnzimi me ujë dhe kanalizime””., ka shkruar ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit