Tenderi/ Sokol Topçiu i "FARMANET" merr 285 mln nga Agim Ismaili i burgjeve

Tenderi/ Sokol Topçiu i “FARMANET” merr 285…

Sokol Topçiu i kompanisë farmaceutike FARMANET rezulton të jetë njëri prej atyre individëve të panjohur që befas “fati i ra nga qielli” dhe u bë me para. Mirëpo fati zakonisht nuk është kaq dorëlëshuar sa duket, dhe gjasat më të mëdha janë që pas këtij individi të fshihet njëri nga ujqërit e vjetër të tenderave të shëndetësisë.

Për momentin nuk dihet saktësisht se cili mund të fshihet pas tij, por ajo çka dihet është se milionat e buxhetit të shtetit po bëhen rrush e kumbulla në duart e këtij individi që më pas i shpërndan tek “padroni”. Vetëm pak kohë më parë në media u publikua se Sokol Topçiu kishte blerë edhe një jaht në emër të kompanisë së tij FARMANET, dhe se dikush nga zyrtarët e shtetit që më shumë gjasa e kishte favorizuar, bënte xhiro me jahtin e tij.

Sokol Topçiu u lakua ndër të tjera në rastin kur në vetëm 10 ditë fitoi tendera me vlerë rreth 3,5 milionë euro pa garë për masa mbrojtëse anti COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu përveçse nga kjo ministri, kompania e tij ka marrë shuma të mëdha edhe nga dy ndër institucionet më të përfolura për korrupsion siç janë OSHEE dhe Posta Shqiptare.

Por duket se kohët e fundit në listën e atyre që shpërndajnë para për xhepat e Topçiut, është shtuar edhe Agim Ismaili, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Kështu nëpërmjet një tenderi që mban numrin e referncës REF-61674-06-17-2020, rezulton se kompania FARMANET Sokol Topçiut ka garuar me veten e vet dhe natyrisht ka fituar.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje materiale mjekësore dhe stomatologjike për nevojat e të dënuarve në IEVP-të”. Nga kjo procedurë Topçiu i ka shtuar portofolit të tij edhe rreth 285 milionë lekë të vjetra të tjera me TVSH. Dhe siç ndodh rëndom në të tilla raste, vlera e ofruar nga Sokol Topçiu është sa 93,77% e fondit limit. Bravo Sokol, pushime të mbara në jaht!

/joq-albania.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit