Tenderi/ Veliaj ‘ja fut me top’, harxhon shifra marramendëse për dezifektimin

Tenderi/ Veliaj ‘ja fut me top’, harxhon…

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj ka shpenzuar shifra marramendëse në krahasim me bashkitë e tjerat të vendit, në tenderat për dezinfektimin. Në Durrës, Shkodër dhe Kukës, vlera e blerjeve ka shkuar në 2.3 milionë lekë. Ndërsa në Tiranë janë shpenzuar 23 milionë.

Në APP ka pak të dhëna mbi procedurat, ndërsa mediatikisht është bërë e ditur se në kryeqytet janë 4 tunele.

Me shpalljen e situatës së emergjencës shëndetësore për COVID-19, disa nga bashkitë e vendit morën masa për të parandaluar përhapjen duke vendosur tunele dezinfektimi. Një nga këto raste është dhe Bashkia e Tiranës e cila rezulton të ketë prokuruar një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë pa TVSH me objekt “Blerje kabina dezinfektimi për përdorim publik”.

Por rezultojnë të jenë dhe tre bashkia të tjera, të cilat kanë kryer blerjen e tuneleve të dezinfektimit me qëllim parandalimin e Covid-19. Konkretisht Bashkisë së Kukësit vendosja e një tuneli të tillë i ka kushtuar 2.3 milionë lekë, asaj të Durrësit 2.8 milionë lekë ndërsa në Shkodër 2.2 milionë lekë, të dhëna këto të publikuara nga Open Data.

Këto tre bashki kanë blerë secila nga një tunel. Në Tiranë fillimisht u vendosën tre të tillë, dy në tregje dhe një në hyrje të Bashkisë. Në tregje këto kabina tashmë nuk funksionojnë më, ndërsa ai në hyrje të Bashkisë është zëvëndësuar me një tjetër automatik.

Përmes negociimit, Bashkia e Tiranës i ka dhënë tenderin kompanisë KUADR.COM, e cila rezulton të ketë ndryshuar aktivitetin e saj në maj ndërsa është shpallur fituese në qershor. Edhe në këtë rast kemi tender me negociim pa shpallje të kontratës. Sipas Open Data në tre bashkitë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, procedura e ndjekur ka qenë ajo e blerjes me vlerë të vogël./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit