Tension mes Francës dhe Britanisë së Madhe, Boris Johnson nxjerr dy anije luftarake

Tension mes Francës dhe Britanisë së Madhe,…

Kryeministri Boris Johnson urdhëroi dislokimin e dy anijeve luftarake të Marinës Mbretërore pranë ishullit të Jersey si masë paraprake pas tensionimit të situatës me Francën për shkak të të drejtave të peshkimit.

Të armatosura deri në dhëmbë, anijet do të patrullojnë kanalin pasi Parisi zyrtar kërcënoi një ditë më parë se do të ndërpresë energjinë në ishullin në varësi të kurorës britanike, i cili furnizohet me një kabull nënujor.

Mësohet se vendimi i Johnson për të dislokuar anijet erdhi pasi shërbimet inteligjente mësuan se një flotë prej 100 anijesh peshkimi po përgatitej të bllokonte të gjithë aksesin në portin e Saint Helier.

Një ditë më parë, ministrja Annick Girardin akuzoi autoritetet në Jersey se po krijonin pengesa për pajisjen me leje peshkimi për varkat franceze. Ajo u shpreh se Franca ishte e gatshme të kundërpërgjigjej ndaj këtyre zvarritjeve duke kërcënuar me ndërprerje të energjisë elektrike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit