Tension në Sheshin “Skënderbej”/ Policia shpërndan me forcë protestën për Palestinën

Tension në Sheshin “Skënderbej”/ Policia shpërndan me…

Është shoqëruar me përplasje dhe tension një protestë e disa qytetarëve në mbështetje të Palestikës në Sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës. Pak minuta pas nisjes së protestës forcat e rendit kanë ndërhyrë duke kërkuar që ata të shpërndëheshin pasi po shkelnin Aktin Normativ të pandemisë që ndalon tubimet.

Duke qenë se protestuesit nuk kanë pranuar të shpërndahen, forcat e rendit kanë shoqëruar me forcë disa prej tyre ndërsa kanë nisur thirrjet: “Polici fashiste!” Protestuesit thanë se sjellja e policisë ishte e padrejtë pasi në orën 20:00, po në të njëjtin shesh do të mbahej një koncert.

Pas presioneve të policisë, protesta është zhvendosur në rrugën e Kavajës, ndërsa qytetarët kanë vijuar me thirrjet: “Lironi Palestinën! Allahu Ekber!” Para kamerave të mediave që raportuan live momentet e shoqërimit dhe protestën e tyre, qytetarët kanë kërkuar që të dinë publikisht qëndrimin e qeverisë shqiptare, duke kërkuar sqarime për falënderimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ndaj vendit tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit