Tensione, ‘krahu i djathtë’ i Vuçiçit e quan raportuesen e Kosovës në PE ‘dashnore’ të Kurtit

Tensione, ‘krahu i djathtë’ i Vuçiçit e…

Vazhdojnë deklaratat dhe kundërdeklaratat rreth operacionit të policisë në veri të Kosovës.

Ish-vartësi i presidentit Vuçiq që tani shërben si ambasador i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, ka sulmuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon për mbështetjen që ajo i ka dhënë aksionit policor kundër kontrabandës në veri.

Gjuriq e ka quajtur eurodeputeten gjermane si “dashnore të kryeministrit Kurti” shkruan, B92, transmeton Express.

“Në vend se të kundërshtojë aksionin e policisë si eurodeputete, Von Cramon kritikoi Josep Borrellin i cili tha se aksioni ishte i njëanshëm. Von Cramon mendon që disa serbë që janë në Kosovë duhet të jenë njerëz të këqinj teksa i dashuri i saj Kurti duhet të jetë i mirë edhe kur ai vret”, ka thënë Gjuriq.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit