Tensione mes banorëve të Bërxullës dhe Policisë: Do ta zgjidhim me vetëgjyqësi

Tensione mes banorëve të Bërxullës dhe Policisë:…

Banorët e Bërxullës kanë dalë edhe sot në protestë për të mbrojtur pronën e tyre. Ata  janë ulur në mes të rrugës së Rinasit, duke bllokuar të dy kahet e segmentit, ndërsa efektivët vrapuan drejt tyre për t’i larguar. Për disa momente ka pasur tensione mes tyre, por më pas, banorët ranë në dakordësi për të bllokuar vetëm njërin kah të rrugës.

Një prej banorëve tha se çështja e pa zgjidhur prej 6 muajsh nga institucionet përkatëse, do të zgjidhet me vetëgjyqësi nga ta. Ai u shpreh se pronat e tyre nuk po vlerësohen me çmimin e tregut dhe prandaj ata nuk i lëshojnë.

 “Liritë dhe të drejtat tona po na i konsumojnë ata, ne do fillojmë me vetëgjyqësi. Drejtuesit e Hipotekës do të vihen në lëvizje përballë forcës tonë, ta mendojnë mirë këtë punë. Nëse dje ishte tubim paqësor tani ne kërkojmë urgjentisht të vihen në lëvizje, nuk ka të shtunë të djelë pushim për ta. Në 6 muaj kanë fjetur gjumë, të na japin përgjigje.

Thirrjet tona po injorohen, i kemi thënë mijëra herë, nëse janë të paaftë për të kuptuar çështjen të vijnë këtu dhe ia shpjegojmë, do ia bëjmë të gjitha procedurat. Duhet që certifikata të jepet brenda 10 ditësh, kanë ndryshuar praktikën e punës. Kërkojmë certifikimin e shtëpive dhe shpronësimin me blerën e tregut”, u shpreh një banor.

Banori tha se çështja po zvarritet dhe afati i fundit i është dhënë deri të martën Dallëndyshe Bicit për t’i dhënë një zgjidhje të gjithë banorëve që kërkojnë të drejtën e tyre në lidhje me pronën dhe banesat. Sipas tij projekti është bërë pa zhvilluar më parë kontrolle në terren dhe kjo është shkelje ligjore.

Matja në teren është 100 herë më mirë se ai dixhital, kemi komunikuar disa herë dhe me fshatrat e tjerë që preken nga projekti por ata heshtin, kanë pranuar këtë abuzim, flenë gjumë. Çdo njeri i del për zot pronës së vetë, por kam një thirrje për ta: boll i shkeli regjimi i parë, pse nuk ngrihen.

Mos të bëjnë marrëveshje me firmën, të drejtat e tyre janë shkelur. Si e duan më qartë atë, vetëm ata pa shkollë nuk e kuptojnë. Nuk japin asnjë përgjigje në lidhje me çmimin e shpronësimit për banesat, nuk kemi asgjë të dokumentuar në lidhje me çdo zonë. Imagjino për të marrë një pension të një paaftë”, tha një banor. Ndërsa shprehen të bindur se protesta do të vazhdojnë dhe madje paralajmërojnë grevë urie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit