Tensione në Shëngjin/ Pronarët kundërshtojnë shembjen e lokalit

Tensione në Shëngjin/ Pronarët kundërshtojnë shembjen e…

Tensione në Shëngjin mëngjesin e sotëm.

Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit u rikthyer këtë të mërkurë për prishjen e një objekti në zonën e Kunës në Shëngjin.

Lokali me bazament betoni dhe konstrukt druri kishte ngelur pa u shembur, pasi kishte qenë në proces gjyqësor.

Prishja u kundërshtua nga pronaret ku nuk munguan as debatet, pasi pretendonin se nuk kishte vendim për shembje.

Siç shihet dhe nga pamjet, këtë herë policia kishte vendosur perimetër sigurie, duke pranuar në këtë mënyre gabimin e aksionit të kaluar ku nuk kishte perimetër dhe u përplasën me gazetarët.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit