Tensionet Ankara-Athinë dhe rreziku i një konflikti

Tensionet Ankara-Athinë dhe rreziku i një konflikti

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po përshkallëzohen për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale.

Me afrimin e zgjedhjeve në Greqi dhe Turqi pritet që të dy udhëheqësit pritet të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste në fushatë. Mësohet se ushtria turke po zhvillon sërvitjet ushtarake afër ishujve grek.

Greqia vazhdon të modernizojë ushtrinë, duke mbyllur hendekun me rivalin e saj turk, ndërsa tensionet dypalëshe po rriten për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale në detin Egje dhe në Mesdhe

“Marrëdhëniet aktuale greko-turke në nivel zyrtar, janë jashtëzakonisht të tensionuara, për shkak të ndryshimit të ekuilibrit në Mesdheun Lindor dhe politikës së brendshme të Turqisë, e cila sheh një shkallë të caktuar interesi për të demonstruar një politikë të jashtme nacionaliste të njëanshme”, thotë analistja Senem Aydin-Duzgut nga Universiteti Sabanci.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se forcat turke mund të hyjnë një natë në ishujt grekë, të cilët Ankaraja ka thënë se duhet të çmilitarizohen. Ndërkohë, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias e krahasoi Turqinë me Rusinë gjatë një vizite të fundit në Ukrainë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit