Tensionet në Ukrainë, SHBA-të dërgojnë dy anije luftarake në Detin e Zi

Tensionet në Ukrainë, SHBA-të dërgojnë dy anije…

Javën e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy anije luftarake në Detin e Zi, përmes Ngushticës së Bosforit.

Dërgimi i anijeve po ndodhë në kohën kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në rritje. Anijet do të kalojnë përmes Ngushticës së Bosforit më 14 dhe 15 prill dhe do të largohen më 4 maj dhe 5 maj, u tha gazetarëve një burim i ministrisë së Jashtme turke, raporton AFP.

Uashingtoni duhet ta lajmërojë Ankaranë 15 ditë përpara kur planifikon të dërgojë anije luftarake nëpër ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, sipas një traktati që daton nga viti 1936. Traktati u mundëson anijeve luftarake të huaja të qëndrojnë në Detin e Zi për 21 ditë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit