Tensionet në veri me Serbinë, Kombet e Bashkuara fajësojnë Kosovën

Tensionet në veri me Serbinë, Kombet e…

Kombet e Bashkuara kanë fajësuar Kosovën për përplasjet me Serbinë në veri të vendit.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për zhvillimet në Kosovë, Zahir Tanin tha se fajtor për tensionet është Kosova. Tanin ka deklaruar se për përshkallëzim shtytës ka qenë mungesa e komunikimit politik.

“Në mëngjesin e 20 shtatorit, Prishtina ka nisur një operacion policor në Kosovën veriore me qëllim të zbatimit të masave të reja për targat. Duke marrë parasysh diskutimet e ndjeshme dhe kamotshme për lirinë e lëvizjes përmes dialogut të mbështetur nga BE-ja do të ishte e natyrshme të pritej një komunikim me ata që preken. Megjithatë, komunikimi ka qenë i pakët apo fare. KFOR-it s’i është dhënë njoftim paraprak”, ka thënë ai duke shtuar se njësitë speciale të Policisë së Kosovës ishin për disa ditë përballë protestuesve që bllokuan rrugët në Jarinjë e Bërnjak.

Ai ka folur edhe për operacioni anti-kontrabandë që në veri u përcoll me protesta e tensione pasi që serbët lokalë kundërshtuan operacionin e Policisë së Kosovës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit