Tensionet në veri të Kosovës/ Reagon me urgjencë Albin Kurti

Tensionet në veri të Kosovës/ Reagon me…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar me urgjencë pas situatës së tensionuar në veri të vendit, ku thotë se nga hetimet paraprake, zjarrvënia në dy zura në Zubin Patok dhe në Zveçan janë të qëllimshme.

Kurti thotë se tensionet janë duke u nxitur nga Servia, dhe sulme të tilla nuk do të tolerohen nga policia e Kosovës. Ai fton qytetarët që të shmangin provokimet.

Reagimi i Kurtit:

Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen.

Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit