Tensionet SHBA-Kinë, anijet amerikane vendosen përballë vendit aziatik

Tensionet SHBA-Kinë, anijet amerikane vendosen përballë vendit…

Pas tensioneve tregtare mes dy superfuqive botërore, me shfaqjen e koronavirusit retorikat mes SHBA-ve dhe Kinës janë ashpërsuar. Jo pak herë, presidenti amerikan Donald Trump e ka akuzuar Kinën se e ka përhapur qëllimisht Covid-19 në mënyrë që të dëmtojë ekonominë e Amerikës.

Me nisjen e presioneve nuk është përjashtuar as mundësia e një përplasjeje ushtarake mes dy shteteve.

Sipas ekspertëve, përplasja ushtarake mund të fillojë në frontin e Detit Jugor të Kinës, ku flotat e Pekinit dhe Uashingtonit janë përballur me njëra-tjetrën prej pesë vitesh, citon Reuters.

Pak ditë më parë, sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper deklaroi se anija luftarake Uss Barry u interceptua, përgjua dhe u shoqërua ndërsa lundronte në ujërat përreth ishujve të Paracelsus, një grup shkëmbinjsh dhe atolesh shumë të diskutuara nga Kina dhe Vietnami.

Për më tepër, një raport i brendshëm kinez paralajmëron se Pekini po përballet me një valë në rritje të armiqësisë, pas shpërthimit të koronavirusit që mund të çojë në një konfrontim me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit