Tensionohet situata/ Banorët e Bërxullës tentojnë të hyjnë në Kadastër: Duam pronat tona

Tensionohet situata/ Banorët e Bërxullës tentojnë të…

Ashtu sikur paralajmëruan pak më parë banorët e Bërxullës kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme të Kadastrës. Ata u munduan të futën nga dera dytësore por aty janë përplasur me policinë dhe rojet private, çka ka bërë që situata të tensionohet edhe më shumë.

“Ore me muret do flasim ne, mos merrni në mbrojtje vampirët e shtetit shqiptar! Çfarë godine private është kjo mo? Nuk kemi ardhur këtu që të dëmtojmë asgjë, ne duam zgjidhje për pronat tona”, shprehen banorët.

Punonjësit e sigurisë privatet godinës kanë provuar që të kontaktojnë me përfaqësuesit e Kadastrës që të kenë një takim me banorët.

Zhvendosja e zyrave të Kadastrës në një ambient privat luksi në afërsi të Rinasit, është një tjetër aferë që nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete nga qeveria. Dhe banorët kërkojnë që Bici të japë shpjegim për çdo gjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit