Tensionohet situata në Delvinë! Kryetarja e Bashkisë kapet keq me komisionerin

Tensionohet situata në Delvinë! Kryetarja e Bashkisë…

Procesi i numërimit të votave po vijon, teksa në qendrën e numërimit në Delvinë janë regjistruar incidentet. Situata atje është tensionuar, pasi sipas kryetari të KZAZ-së nr. 89 në qendër kanë hyrë njerëz me autorizime të rreme. Anëtarët e Komisionit janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke sjellë edhe përfshirjen e kryetares së bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimit. Shkak i kësaj ka qenë zhurma në ambient, të shkaktuar nga numri i lartë i personave, të cilët sipas , Petrit Hanit disa kanë qenë me autorizime false.

Petrit Haniti:

U bëtë të gjithë këtu…Dëgjojmë ju këtu. Ju keni të drejtë të mbani shënime. Na u bëtë të gjithë drejtuesa. Jemi punonjës ne, nuk jemi të partisë. Mbani vendin secili. Po të doni… Rrini urtë! Se di dhe t’ju nxjerr jashtë.
Majlinda Qilimi:

Nxirri jashtë!

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit