Tentativat për manipulimin e votave, OSBE shton vëzhguesit për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri

Tentativat për manipulimin e votave, OSBE shton…

Shit-blerja e votës, votimi në grup, manipulimi i fletëve të votimit, shantazhi për votën si dhe keqpërdorimi i burimeve administrative nga partia në pushtet, kanë qenë disa nga shqetësimet që OSBE/ODIHR ka ngritur pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri. Edhe pse raportet me këshilla dhe sygjerime nuk kanë munguar, sërish gara për vota në Shqipëri duket se ka qenë e padrejtë.

Kështu, në zgjedhjet e ardhshme lokale OSBE ka bërë me dije se do të dërgojë 24 vëzhgues afatgjatë, 300 vëzhgues afatshkurtër, 50 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Besimi se partia në pushtet apo partitë e mëdha opozitare do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, është i ulët te ndërkombëtarët, ndaj ata kanë vendosur të rrisin monitorimet.

Në raport është evidentuar edhe konflikti brenda Partisë demokratike, i cili sipas gjetjeve të ekspertëve ka ndikuar në punën e kuvendit dhe në ecurinë e reformave territoriale dhe zgjedhore. OSBE ka ngritur me shqetësim zvarritjen e procesit gjyqësor për fatin e Partisë Demorkatike dhe për dhënien e legjitimitetit njëres palë, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin që vjen nga zgjidhja juridike dhe vendimi i gjykatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit